Heynckes mohon zërat për largimin e Vidal

06/01/2018 14:04

Bayern Munchen nuk ka asnjë qëllim për të shitur në merkaton e muajit janar mesfushorin Arturo Vidal dhe për këtë ka folur vetë trajneri i skuadrës bavareze, Jupp Heynckes.

Zërat e shtuar javët e fundit për kontakte me londinezëve të Chelsea dhe Bayern Munchen për mundësinë e lëvizjes drejt Londrës së kilianit ia ka shuar trajneri gjerman, që nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e mesfushorit 30 vjeçar. “Është gjithçka spekullim, sigurisht që nuk ka asnjë kontakt mes klubeve”, deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Aspire Zone në Doha, ku skuadra kryesuese e Bundesligës është duke zhvilluar fazën përgatitore dimërore.

“Arturo Vidal është shumë i motivuar dhe është një pikë e fortë e skuadrës dhe Bayern kërkon më të mirën prej tij”, deklaroi trajneri gjerman. “Nuk do të jetë asnjë futbollist në këtë merkato, por ne po punojmë shumë mirë”, përfundoi komunikimin e tij për media Heynckes.

Top Channel