
Geta të zeza të trasha, komioshe poshtë gjurit, pulovër e trashë dhe atlete, është veshja që supermodelja e momentit, Gigi Hadid, ka preferuar të veshë në një ditë të ftohtë në New York, ku termometri shënon disa gradë minus.
Gjithashtu në veshjen e supermodeles nuk kanë munguar as aksesorët, të cilët janë kombinuar me një rrip metalik rreth belit. Për të mos ndjerë temperatuar e ulta, tipike të stinës së dimrit, Gigi Hadid, gjithashtu ka veshur edhe një xhup të bardhë me pellush të madh. Me këtë veshje me mjaft stil, Gigi ka preferuar që flokët e saj bjondë ti lidhë bisht.
Edhe në këtë stil të veshuri, supermodelja duket fantastike.
Ky stil i supermodeles pritet që të shndërrohet në tendencë mode për miliona vajza në mbarë botën.
Top Channel