SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë zgjedhjeve në Lezhë Të paktën 15 familje të një pallati dhe disa shtëpive në Gjirokastër hynë në një situatë rreziku pas rrëshqitjeve të dheut që ndodhën në shpatin e kodrës në lagjen Zinxhira të qytetit.
Çarja tërthore e një masivi me shtuf në një gjatësi disa metra është ndjerë nga banorët e pallatit dhe shtëpive si lëkundje tërmeti. Një banesë pësoi plasaritje, ndërsa banorët të përfshirë nga paniku kërkojnë zgjidhje.
Në vlerësimin paraprak drejtori i Gjeologjisë, Çano Nora tha se shkak për rrëshqitjen janë bërë punimet për ndërtimin e një pallati në fund të kodrës edhe pse kjo zonë është e klasifikuar si e papërshtatshme për ndërtime.
Sipas Norës, duhen marrë masa urgjente për drenazhimin e ujërave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse. Ende nuk ka një thirrje për evakuim të banorëve, megjithatë rrëshqitja konsiderohet aktive dhe pritet që vlerësimet e detajuara të përcaktojnë edhe menaxhimin e situatës në vijimësi.
Top Channel