Atentati në Kamëz, në kërkim autori, kishte tentuar edhe më herët

06/01/2018 15:45

Personi që shihni në foto është Alfred Rrushi, 39-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Korab Peposhit, mesditën e premtes në Kodër Kamëz.

Për policinë, ai është një person i rrezikshëm ndërsa për kapjen e tij policia janë ushtruar kontrolle edhe në qytetet veriore të vendit pasi dyshohet se fshihet tek të afërmit e tij.

Ndërkohë i plagosuri Peposhi ndonëse mori disa plumba ka mundur të mbijetojë dhe ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje policia nuk gjeti asnjë gëzhojë duke hedhur dyshime se në atentat është përdorur një pistoletë mulli e cila nuk lë gëzhoja pas qitjes.

Korab Peposhi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz, u qëllua teksa po hipte në makinën e tij ndërsa autori Alfred Rrushi, është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2015, ai do të realizonte një tjetër atentat duke plagosur dy persona po në zonën e Kamzës.

Në atë ngjarje Alfred Rrushi kishte edhe një bashkëpunëtor, por ndonëse ishte në kërkim prej gati 3 vitesh, 39 vjeçari nuk u ndalua asnjëherë nga policia. Lidhur me ngjarjen e së premtes policia po heton disa pista nisur edhe nga e kaluara problematike e shënjestrës së atentatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA