Pavarësia e Katalonjës çliron Messin nga Barça

05/01/2018 10:12

Të gjitha klubet e mëdha të futbollit në Evropë do të ishin në favor të Pavarësisë së Katalonjës. Përse? Sepse në rast se ndodh, Messi mund të jetë i lirë nga Barcelona.

Nëse të gjithë mendonin se Messi dhe Barcelona kanë një lidhje të përjetshme, duket se vetë futbollisti argjentinas ka lënë një shteg lirie, madje që mund të përmbysë edhe klauzolën prej 700 milionë eurosh që ai firmosi disa javë më parë, në rinovimin e kontratës së tij.

El Mundo në numrin e saj të radhës ka zbuluar një detaj shumë interesant për të ardhmen e futbollisitit më të mirë në planet, sipas së cilës në muajin nëntor kur Messi zgjati sërish kontratën me Barcelonën ka kërkuar me ngulm një pikë të saj: Në rast se Katalonja fiton Pavarësinë dhe Barcelona mbetet jashtë Ligës Spanjolle, Messi do të jetë i lirë të largohet nga skuadra, pa paguar klauzolën prej 700 milionë eurosh, si garanci që klubi e ka vendosur nga mësymjet e skuadrave të tjera.

Dhe duket se jo pak klube evropiane kanë filluar të mendojnë se Messi një ditë mund të jetë pjesë e tyre, madje duke shmangur edhe klauzolën marramendëse.

Top Channel