Në vizitën zyrtarë te zhvilluar këtë të premte në Bashkinë e Pustecit, Presidenti Ilir Meta paralajmëron bashkëpunim të shkëlqyer trilateral Shqipëri-Greqi-Maqedoni.

Meta theksoi se Bashkia e Pustecit dhe i gjithë rajoni i Prespës do përfitojnë të parët nga bashkëpunimi i shkëlqyer trilateral midis Shqipërisë, Maqedonisë e Greqisë, që i ka të gjitha premisat për t’u bërë i prekshëm së afërmi.

Presidenti Meta inkurajoi përpjekjet e fundit midis diplomacisë së dy vendeve fqinje për normalizim të plotë të marrëdhënieve midis tyre që do çlironte energji pozitive për të gjithë rajonin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA