Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, akuzon qeverinë Rama se po çon shëndetësinë drejt militantizmit dhe se po largohet gjithnjë e më tepër nga premtimi i shëndetësisë falas.
“Shendetesia falas vdiq rrofte militantizmi provincial. Shendetesia e ketij kryeministrit te semure pa sherim, sot eshte thjesht rilindja e memorjes se rrenuar dhe militantizmit provincial. Cfare eshte bere me pare eshte e qarte,por po jua freskoj pak memorjen: u be ligji baze i sistemit shendetesor dhe sistemi mix siguracion+buxhet shteti ai qe mbreteron dhe sot, vdekshmeri foshnjore dhe amtare nje shifrore,skaner ne cdo rajon te vendit,per here te pare sistem referimi,spital te ri modern te urgjences,spital te ri kirugjikal ne Elbasan, telemedicine edhe akseleratoret meqe i kane merak edhe tre rezonanca te reja etj etj. Po ky kryeministri cpo ben….apo eshte i afte vetem per dengla me shendetesi falas te cilen do ta bente brenda 2017.
Ja pata thene qe ja fut kot dhe nuk e ben dot,por kishte qejf ti dilte boja dhe ja i doli….shendetesia falas vdiq. Tani ta gezoni shendetesine e koncesioneve qindra milioneshe euro me kryeministrin ne krye te tyre…”, shkruan në profilin e tij, Petrit Vasili.
Top Channel