Mozaikët e Durrësit, objektet arkeologjike më të vizituara

04/01/2018 12:31

Qyteti antik i Durrësit njihet ndryshe dhe si qyteti i mozaikëve. Me vlera të rralla kulturore dhe historike, mozaikët do t’i shtonin vlerat dhe të ardhurat nga turizmi qytetit bregdetar, po shumë prej tyre nuk janë të vizitueshëm.

Më i vizitueshmi mbetet mozaiku mural që ndodhet pranë kapelës së Amfiteatrit Antik. Prania e tij në një ndërtim pagan siç është Amfiteatri tregon se objekti është përdorur gjatë mesjetës së hershme për qëllime kristiane.

Një tjetër mozaik i famshëm është dhe “Bukuroshja e Durrësit”, i cili ndodhet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Shumë mozaikë të tjerë të zbuluar para viteve ’90 nuk janë të vizitueshëm.

Kështu, mozaiku me hipokamp, mozaiku i Orfeut, ai i Meandrit, apo dhe mozaiku i Bazilikës së Arapajt ndodhen ose në pjesët e poshtme të godinave private të banimit, ose janë të mbuluar dhe ruhen nëntokë.

“Mozaiku i Amfiteatrit në mënyrë të vazhdueshme trajtohet nga restauratorëve tanë dhe specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ndërhymë një vit më parë të mozaiku i Meandrit duke e nxjerrë në pah dhe shpallur monument kulture. Edhe Mozaiku i Orfeut që ndodhet në ambjentet e një banese private mirëmbahet në varësi të lëvizjeve të pronares së godinës që jeton në ShBA”, tha Ledion Lako, drejtor i DRKK Durrës.

Edhe në këto ditë të para të vitit të ri, mozaiku i Bazilikës së Shën Mëhillit, një ndërtim i kohës së Perandorit Justiniani I, në Arapaj, vetem pak kilometra larg qendres se qytetit, edhe pse i konservuar të josh ta vizitosh.

Po për të mbërritur te Bazilika që i përket shek.VI të e.s. nuk është e lehtë. Rruga që të çon deri atje është e rrënuar, ndërsa tabelat treguese mungojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA