Mihajloviç 4 shkarkime, Juve ‘macja e zezë’

04/01/2018 14:33

Gjithmonë vullkanik në pankinë dhe me zgjedhje të guximshme, Sinisha Mihajloviç u detyrua të vuajë këtë javë shkarkimin numër 4 në karrierën e tij, pas disfatës në Kupën e Italisë me Torinon, në derbin ndaj Juventus. Përtej show-t në konferencat e shtypit dhe në intervista, ku nuk i kursen shpërthimet, në pankinë, 48 vjeçari nga Vukovar ka njohur gëzime, por gjithashtu zhgënjime si këtë të mërkurë.

Disfata ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ numëroi dështimin e katërt në karrierën e serbit. I pari daton në vitin 2009 në Bolonja, kur Sinisha Mihajloviç ishte thirrur nën armë për të zëvendësuar Arrigonin. Eksperienca me kuqeblutë ishte e para si trajner për futbollistin që spikati në Serie A me goditjet e tij fatale të dënimit.

U zgjidh para kohe edhe kontrata e tij me Fiorentinën në sezonin e dytë në klubin e Firences. Milan preferoi ta shkarkonte kur kuqezinjtë ishin në vendin e gjashtë në renditje dhe larg objektivave. Si për ironi të fatit, Sinisha Mihajloviç u sakrifikua pas një humbjeje me Juventusin në kampionat, me shifrat 2-1, disfatë si në derbin ndaj Torinos.

Në dy përballjet me ‘Zonjën e Vjetër’ këtë sezon, ekipi i një qyteti me serbin në pankinë, njohu dy humbje në Allianz Stadium. Aspak e lumtur edhe aventura e ish-futbollistit në stolin e kombëtares serbe, dështim në fushatën kualifikuese të Botërorit 2014 në grupin që e mbylli pas Belgjikës dhe Kroacisë.

Top Channel