Ish-bossi i Formula 1 Bernie Ecclestone nuk beson se presidenti i Ferrarit është duke luajtur ‘bllofin’ rreth mundësisë së largimit nga F1, për të vijuar në një kampionat alternativ, në rast rregullat e ‘Paktit Concordia’ do të shtyjnë kampionatin aktual drejt njëvendësheve të njejta dhe të standartizuara.
“Nëse këto fjalë do ti kishtë thënë Luca di Montezemolo, mund të edhe të mos i kishim marrë seriozisht, sepse ai mbi të gjitha e dashuronte sportin, por Sergio Marchionne mund të jetojë edhe pa Formula 1, pasi ai është shumë më i interesuar për biznesin, se sa për sportin”, deklaroi në intervistën e tij për ‘Circus’ në Auto Motor und Sport, Bernie Ecclestone.
“Unë mendoj se për Marchionnen më e rëndësishme është që ti ofrojë rezultate të mira aksionistëve dhe në rast se Formula 1 do të vijojë një rrugë të pranuar edhe nga skuadrat e tjera, ai mund të vendosë që edhe të tërhiqet. Kam frikë se Ferrari mund të jetojë pa Formula 1, por jo të kundërtën”, përfundoi Ecclestone.
Top Channel