Stadiumi i çuditshëm i Botërorit (Foto)

03/01/2018 13:43

Një stadium që pret fazën finale të botërorit të futbollit duhet të ketë minimalisht një kapacitet 35 mijë vende, por surprizave të arkitektëve në rastin e një prej impianteve në Rusi, iu gjet një zgjidhje unike.

Ekaterinburg Arena në qytetin me të njëjtin emër, u finalizua me një projekt disi të cuditshëm por që mori lejen e FIFA-s 6 muaj nga nisja e botërorit këtë verë.

Ekipi projektues vendosi të shtojë dy tribuna që dalin jashtë stadiumit por që gjithsesi kanë një pamje të mirë të fushës dhe bileta do t’ia vlejë për të parë ndeshje të fazës finale si Francë-Peru apo Meksikë-Suedi.

Ekaterinburg Arena është vetëm një nga 12 impiantet që do të presin përfaqësueset më të mira të globit në futboll, por e vetmja me një projekt të tillë.

Kjo arenë është ndërtuar në vitin 1957. Pas përfundimit të botërorit, tribunat do të prishen sërish duke e reduktuar kapacitetin e “Sentral Stedium” në 23 mijë vende.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA