Sampdoria do të blejë stadiumin ‘Ferraris’ për 10 mln euro

03/01/2018 15:14

Stadiumi ‘Luigi Ferraris’ në Genoa do të bëhet pronë e Sampdorias për 10 milionë euro. Lajmin e kanë dhënë mediat ligure që konfirmojnë se Komuna ka vendosur shitjen e impiantit në vitin 2018.

Ishte fillimisht avokati Romei, krahu i djathtë i presidentit Massimo Ferrero që zbuloi qëllimin e klubit për blejen e stadiumit. Por në tratativa me Komunën është lënë jashtë skuadra e Genoas, edhe pse presidenti Ferrero u përfshi vetë në bisedime me homologon Preciozi.

Në këto kushte Genoa mund ta përdorë stadiumin vetëm me huazim, në rast se nuk ka në plan ndërtimin e  një stadiumi të ri. E përditshmja Repubblica Genoa ka konfirmuar fjalët e këshilltarit komunal, Stefano Anzalone: “Jam takuar me drejtuesit e Sampdorias disa herë në shtator dhe nëntor. Presidenti Ferrero ka pranuar se do të formulojë një ofertë, duke llogaritur vlerën reale të stadiumit, që për mendimin tim shkon rreth 10 milionë euro”.

Stadiumi ‘Luigi Ferraris’ mbahet mend nga të gjithë tifozët shqiptarë për atë ndeshje miqësore më 18 nëntor të vitit 2014, e para mes Italisë dhe Shqipërisë, ku stadiumi u mbush me të gjithë kapacitetin e tij nga emigrantët shqiptarë.

Top Channel