Ne të gjithë e dimë se Aaron Sorkin mund të shkruajë. Por a mund të jetë ai një regjisor i mirë? Duket se kritika nuk ka qenë shumë optimiste për këtë duke parë filmin Molly’s Game.
Por sigurisht ai ka krijuar një histori të këndshme, bazuar në autobiografinë e “princeshës së pokerit” të turpëruar Molly Bloom, që trondit bukur. Ai me siguri mund të tregojë një histori. Por kjo është një histori që thuhet kryesisht me fjalë dhe jo me fotografi- shkruan “The Guardian”.
Pavarësisht të gjithave përfundimi është një. Historia e vërtetë e Molly-t, që e filloi me kazino në Los Angelos e më pas në New York, e që lojtarët e saj përfshinë familjet mbreterore, yjet e Hollywoodit, yjet sportive, titanët e biznesit dhe në fund turmën ruse.
Ajo cka e bën historinë interesante janë prapaskenat e një bote aspak me shkëlqim, në ndryshim nga ajo çka na serviret.
Midis 2005 dhe 2011, së pari në LA dhe më vonë në Bregdetin Lindor, Bloom filloi të organizonte lojëra në një suitë luksoze apo shtëpi milionerësh çdo javë, duke punësuar Playboy Playmates për të shërbyer pije dhe havjar.
“Vendndodhja e përmirësuar dhe fakti që çdo njeri u trajtua si James Bond vetëm e bëri ndeshjen një biletë të nxehtë”, shkruante ajo në autobiografinë e saj.
Ajo tregonte se si Di Caprio dhe Affleck vazhdimisht djersinin nga duart. Sekrete të tjera ka për yllin e rapit Nelly, madje edhe për binjakët e Olsensit.
Por jeta për princeshën e pokerit, mori kthesë.
“U dorëzova tek lakmia, paratë, fuqia, dhe i bëra të varur nga droga”, tha Bloom për The Denver Post pas premierës së filmit të saj të 13 dhjetorit në Nju Jork. Derisa u arrestua nga 17 agjentë të FBI-së.
Në Molly’s Game, Jessica Chastain në rol qendror është mjaft fenomenale, çka i jep edhe kartën e suksesit filmit, që dhjetorin e vitit të shkuar pati premirën në SHBA.
Top Channel