Mike Tyson nuk resht së çudituri. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, që në jetën e tij si sportist dhe si njeri ka patur shumë ulje dhe ngritje, ka vendosur që të bëhet prodhues marijuane.

Që nga dita e djeshme Kalifornia ka lejuar kultivimin dhe prodhimin e cannabisit dhe Mike Tyson nuk ka humbur kohë që të gjejë vetën të lidhur me këtë produkt. Së bashku me dy ortakë të tij, Robert Hickman dhe Jay Stromen, ‘Iron Mike’ ka strukturuar një sipërfaqe prej 40 hetarësh, në jug të Death Valley, të cilën do ta quajë Tyson Ranch.

Siç raportojnë mediat amerikane Tyson jo vetëm do të kultivojë bimën çudibërëse, por do të implementojë edhe një teknolgji shumë të avancuar për kërkimin shkencor dhe vlerat që ajo ka për shëndetin.

Ndërkohë mendohet se do të ndërtohet edhe Tyson Cultivation School, për të mësuar kultivuesit në përmirësimin dhe perfeksionimin e përdorimit të saj. Tyson ka besuar gjithnjë se marijuana ka veti shëruese dhe ferma që ai po ndërton do të punojë në kërkimin mjekësor dhe trajtimin më të mirë të bimës.

Shoqëria që drejton këtë fermë, Tyson Holistic është e përbërë nga specialistë të njohur dhe ajo ndodhet pranë bazës aeronautike ‘Edwarts’. Ndërtimi i kësaj ferme ka bërë entuiziast edhe kryetarin e bashkisë së zonës, që e quan “rilindje” për të tërë qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA