Mbi 300 karikatura të realizuara në 150 vitet e fundit janë mbledhur dhe bërë bashkë në një përmbledhje që mban për autor Ben Andonin.
Është një histori e identitetit shqiptar nëpërmjet karikaturës së 150 viteve të fundit. Janë punime që përmes imazheve humoristike e therëse, të marra kryesisht nga shtypi i kohës rrokin epoka të ndryshme që prej periudhës së fundit të pushtimit otoman, përpjekjet për shtetin e pavarur, periudhën e dy luftërave, Shqipërinë Komuniste dhe atë të pas 90 me kaosin dhe krizat qe e kane karakterizuar.
Ndonëse me vështirësi gazetari Ben Andoni ka përzgjedhur rreth 300 karikatura të autorëve vendas dhe të huaj që nisin me Murat Toptanin, që konsiderohet dhe karikaturisti i parë shqiptar në fundin e shek 19.
Puna e tij me titull premtimet e Anglisë është dhe kopertina simbol e këtij botimi.
Top Channel