
Përpara se të njihej me trajnerin e Juventusit Massimiliano Allegri, ajo thoshte shpesh: “Dua të tjerë fëmijë, por me kë?”.
Tani që kanë kaluar më shumë se 7 muaj që është e lidhur me trajnerin e njohur, Ambra Angiolini duket se po e realizon ëndrrën e saj. Në imazhet që ka shfaqur revista e njohur italiane ‘Diva e Donna’, duket qartë që ka disa ndryshime në trupin e saj dhe veshja nuk ka mundur të mbulojë një sekret që pritet të dalë shpejt në dritë.
Ambra është nënë e dy fëmijëve, Jolanda dhe Leonardo, që i ka përftuar nga martesa me këngëtarin Francesco Renga, ndërsa Allegri është babai i Valentinës dhe Giorgios. Viti 2018 mund të sjellë në jetë një fëmijë nga çifti shumë i përfolur muajt e fundit në mediat itaiane.
Top Channel