Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Në Gjirokastër, Rauf Fico, një prej diplomatëve më të rëndësishëm shqiptarë do të përkujtohet me një basoreliev të vendosur në qendrën e sipërme të qytetit.
Megjithëse lindi në Jemen, ku i ati shërbente në administratë Fico, mbrojti dhe përfaqësoi gjatë gjithë jetës interesat e Shqipërisë dhe përcolli kudo ku udhëtoi emrin e qytetit të tij të origjinës atje ku mori emër familja dhe tradita.
Rauf Fico, që u nda nga jeta pak kohë para vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, nuk u vlerësua pothuajse kurrë në atdhe. Në botë ai është një personalitet i vlerësuar me 34 tituj nderi dhe urdhra kalorësiakë ndërsa Gjirokastra i dorëzoi familjes së tij titullin “Qytetar Nderi” pak kohë më parë dhe me vendim të këshillit bashkiak vendosi ta përkujtojë figurën e tij edhe me një basoreliev që do të qëndrojë krah personaliteteve të shquar të Gjirokastrës, Kadaresë, Çabejt e Musine Kokalarit.
Nipi i Rauf Ficos, që mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së basorelievit, tha se familja e tij vazhdimisht ka qenë mirënjohëse dhe krenare për përmasën dhe kontributin e Raufit, për patriotizmin, edukimin dhe karrierën e tij diplomatike. Kauza e tij ishte Shqipëria tha Ritvan Resuli.
Rauf Fico përfaqëson një prej personaliteteve që e ka përfaqësuar Shqipërinë gjatë shumë momenteve kritike, si zyrtar, si politikan, si protagonist në shpalljen e pavarësisë, si deputet i parlamentit të parë shqiptar, si ambasador, si ministër e diplomat që prej fillimit të shek. XX e deri në fund të jetës.
Top Channel