Nderohet Rauf Fico, skalitet në basoreliev

02/01/2018 15:39

Në Gjirokastër, Rauf Fico, një prej diplomatëve më të rëndësishëm shqiptarë do të përkujtohet me një basoreliev të vendosur në qendrën e sipërme të qytetit.

Megjithëse lindi në Jemen, ku i ati shërbente në administratë Fico, mbrojti dhe përfaqësoi gjatë gjithë jetës interesat e Shqipërisë dhe përcolli kudo ku udhëtoi emrin e qytetit të tij të origjinës atje ku mori emër familja dhe tradita.

Rauf Fico, që u nda nga jeta pak kohë para vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, nuk u vlerësua pothuajse kurrë në atdhe. Në botë ai është një personalitet i vlerësuar me 34 tituj nderi dhe urdhra kalorësiakë ndërsa Gjirokastra i dorëzoi familjes së tij titullin “Qytetar Nderi” pak kohë më parë dhe me vendim të këshillit bashkiak vendosi ta përkujtojë figurën e tij edhe me një basoreliev që do të qëndrojë krah personaliteteve të shquar të Gjirokastrës, Kadaresë, Çabejt e Musine Kokalarit.

Nipi i Rauf Ficos, që mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së basorelievit, tha se familja e tij vazhdimisht ka qenë mirënjohëse dhe krenare për përmasën dhe kontributin e Raufit, për patriotizmin, edukimin dhe karrierën e tij diplomatike. Kauza e tij ishte Shqipëria tha Ritvan Resuli.

Rauf Fico përfaqëson një prej personaliteteve që e ka përfaqësuar Shqipërinë gjatë shumë momenteve kritike, si zyrtar, si politikan, si protagonist në shpalljen e pavarësisë, si deputet i parlamentit të parë shqiptar, si ambasador, si ministër e diplomat që prej fillimit të shek. XX e deri në fund të jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA