James Rodriguez shton ‘pëlqimin’ për pornostaren

02/01/2018 16:15

James Rodriguez në verën e vitit 2017 u rikthye të jetë single, pas një martesë që zgjati për 6 vjet me Daniela Ospina.

Por jeta prej beqari duket se e ka bërë më të lirshëm për të vënë në shenjestër, madje publikisht aktoren e filmave pronografikë, Kendra Lust, emri i vërtetë i së cilës është Michelle Anne Manson.

James, që në Twitter nuk ka ndonjë popullaritet të madh(ka vetëm 292 ndjekës)ka filluar të ndjekë 38-vjeçaren Kendra, që nga ana e saj nuk është menduar dy herë të ndjekë në Twitter futbollistin e Bayern Munchen.

James ndërkohë duket se nuk do të jetë shumë i lumtur që të zbulojë se Kendra është e martuar me një agjent policie, e që nga kjo lidhje kanë edhe një djalë. Karriera e saj në filmat pornografikë ka nisur në vitin 2012, pas 7 vjetësh si infermiere.

Top Channel