Coutinho, Barcelona është gjithnjë e më afër

02/01/2018 12:28

Telenovela Coutinho duket se ka mbërritur në kapitullin e fundit. Pas gafës së kompanisë së marketingut të Nike, mediat spanjolle janë lëshuar për të zbuluar detaje.

Në një raportim të fundit ‘El Mundo Deportivo’ zbulon se transferimi i brazilianit nga Liverpool te Barcelona është vetëm çeshtje ditësh. Operacioni do të realizohet për shifrën e 150 milionë eurove, nga të cilat 110 milionë do të derdhen direkt në arkat e Barcelonës dhe 40 milionë të tjera do të transferohen në formën bonuseve, që janë lehtësisht të arritshme nga një skuadër si Barcelona.

Mbyllja e tratative mendohet të arrihet në fundin e kësaj jave ose maksimumi në fillim e javës së ardhshme. Edhe vetë Liverpool është i gatshëm për realizimin e kësaj lëvizjeje, duke qenë se shumë kohë më parë braziliani Coutinho është shprehur qartë që synimi i tij është kalimi ne Barcelonë.

Philippe Coutinho është një futbollist që ka dalë nga skuadra e Vasco da Gama, por që u bë pjesë e Interit në Itali kur ishte ende 15 vjeç. Braziliani pasi u ble nga Inter u la në huazim te Vasco da Gama dhe më pas te Espanyol. Në vitin 2013, pas një serie dëmtimesh Inter vendosi ta shesë te Liverpool për shifrën e rreth 12 milionë eurove.

Top Channel