Buffon thërret Donnarummën te Juve

02/01/2018 12:46

Ndërsa ka realizuar pothuaj të gjithë objektivat si futbollist, Gigi Buffon është duke lënë porositë e fundit përpara se të varë këpucët në gozhdë. Dhe këshillën më të rëndësishme portieri legjendë i Juves dhe Italisë, e lë për atë që është projektuar për të qenë zëvendësuesi i tij në portën e Italisë, Gigio Donnarumma.

“Nuk e njoh situatën e tij, por mendoj se ai duhet të dëgjojë shpirtin e tij përpara se të vëndosë dhe e vetmja gjë e qartë është se: nëse vjen te Juve, nuk gabon kurrë”, u shpreh Buffon në një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport.

Por ndërsa flet për të ardhmen e Donnarummës, Buffon ka përpara një fjalim për të ardhmen e tij, që me shumë gjasa në në vitin 2018 është në kapitullin e fundit si futbollist. “Nuk kam ndërmend që të behëm barrë për askënd, ndaj kam vendosur që të spostohem. E di që nuk i jam bërë barrë askujt, por si për Juven dhe për Kombëtaren unë do të jem gjithnjë i gatshëm në çdo rol. Përjashtim bën vetëm nëse fitojmë Champions League këtë vit: në atë rast do të vazhdoj për të luajtur botërorin për klube”, zbuloi Buffon.

Në rrëfimin e tij Buffon ka treguar edhe rëndësinë që ka patur kalimi i tij në Torino. “Sistemi Juventus më ndryshoi jetën, më ndryshoi konceptin e punës dhe të të kuptuarit e arritjes së objektivave. Për disa qëndrimi këtu është i lodhshëm, por të bën më të fortë. Ndoshta në të tjera vende edhe mund të argëtohesh më shumë, por janë më pak fitues. Unë jam duke arritur në 2500 ditë radhazi që zgjohem duke menduar ‘duhet të fitoj’. Në nivelin mendor është e lodhshme”, deklaroi Buffon.

Top Channel