Allegri refuzon merkaton: Nuk më duhen përforcime

02/01/2018 13:13

Massimiliano Allegri kishte kërkuar kohë për të sjellë në formë skuadrën e tij dhe koha është ishte përgjigja më e mirë: Juve vazhdon rrugëtimin në Champions League, është në garë për titullin me vetëm një pikë më pak se Napoli dhe synon edhe Kupën e Italisë.

Në prag të ndeshjes së radhës në Kupën e Italisë, derbi me Torinon, trajneri i Juves mendon se skuadra është brenda objektivave dhe pse jo edhe finalja e Kupës është një prej tyre. “Duam finalen e Kupës së Italisë dhe kjo do të nisë nga përballja me Torinon. Do të ketë disa ndryshime në formacion, por jo shumë”, tha Allegri.

Sa i përket merkatos së dimrit trajneri italian nuk deshi të bëjë shumë komente, por doli me një mendim shumë të qartë. “E ka thënë edhe Marotta, do të largohet vetëm Pjaca, i cili ka nevojë për më shumë minuta aktivizim. Nuk do të mbërrijë asnjë futbollist tjetër: kemi një numër të mjaftueshëm futbollistësh në skuadër dhe nëse do të vinte dikush tjetër vetëm do të na e ngarkonte organikën. Mendoj se jemi shumë mirë kështu”, deklaroi Allegri.

Top Channel