Festa në Kosovë, fishekzjarre e të lënduar

01/01/2018 19:49

Qindra qytetarë të Prishtinës e pritën Vitin e Ri në Sheshin Nënë Tereza, ku si çdo vit u zhvillua spektakli i fishekzjarreve i ndjekur më pas nga një koncert.

Policia vleresoi se festimet kaluan kryesisht pa incidente madhore, por me disa raste plagosjesh dhe demtime te prones. 3 persona thuhet te jene lenduar nga plumbat qorr, ndersa rreth 20 te tjere kane kerkuar ndihme mjekesore per shkak te perdorimit jo te pershtateshem te fishekzjarreve. megjithate sipas mjekut agron citaku, te lenduarit jane me pak se vitet e kaluara.

“Çka është më me rëndësi se të lënduar nga mjetet shpërthyese, eksplozive kanë qenë shumë më të pakta se viteve të tjera. Kemi të bëjmë me një numër përafërsisht 20 raste të lëndimeve me petardë dhe një të plagosur nga një plumb qorr. Gjendja e personit është mirë, është trajtuar këtu dhe ka shkuar në shtëpi”, thotë mjeku Agron Citaku.

Gjate festimeve, vitin e kaluar një person humbi ne nje aksident rrugor, ndërsa 22 te tjere kerkuan ndihmë mjekësore nga lëndimet me fishekzjarre. Policia nderkaq, njoftoi se gjate 24 oreve te fundit ka arrestuar 9 persona te perfshire ne vepra te ndryshme penale.

Top Channel