Një aksident i ndodhur paraditen e 1 janarit në aksin rrugor Rrajcë-Prrenjas ka bllokuar për disa mintua rrugën, duke sjellë radhë të gjata mjetesh.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe janë katër të plagosur, përveçse dëmet materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet.

“Mjeti tip “Benz” me targa AA 871 BI që drejtohej nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është përplasur me një mjet me targa AA 035 SK që drejtohej nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një mjet me targa AA 563 MS që drejtohej nga shtetasi A.Sh. Si pasojë janë aksidentuar katër shtetasit:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip “Benz” me targa AA 871 BI dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe. Drejtuesi i mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas. Të katërt shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën jetën”, bën të ditur policia e Elbasanit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel