Kur fraza ‘nerva çeliku’ merr kuptim

30/12/2017 18:05

Të ecësh mbi kavot e tensionit të lartë, 300 metra mbi lumin e Verdhë, i jep një kuptim të ri frazës ‘nerva çeliku’. Pa llogaritur faktin se kjo është puna e këtyre njerëzve, të instalojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë kavot elektrike.

Rrjeti elektrik i provincës Gansu ka famën e kavove, me lartësitë më të mëdha në botë dhe në të njëjtën lartësi duhet të jenë edhe njerëzit që punojnë aty.

Në këtë rast, punonjësit po instalojnë ndarësit mes kavove, në mënyrë që këto të fundit të ruajnë distancën e sigurisë mes tyre.

Veç vështirësisë dhe rrezikut të përditshëm të kësaj pune, që zor se ka nevojë për koment, ka raste kur edhe natyra nuk është bashkëpunuese.

Jo më kot, në atë lartësi dhe mes kavove elektrike, nervat prej çeliku janë fjala e ditës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel