Artistja malezeze Jelena Tomasevic është fituesja e edicionit të 23-t të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri 2017” – AU FIL DU TEMPS – Kujtesë kolektive, kujtime personale.
Juria e përbërë nga tre artiste, Lumturi Blloshmi, Greta Lami dhe Ledia Kostandini, shpalli veprën “Mixed Memor”, si më të arrirën e kësaj ekspozite.
Ekspozita u kurua nga Gaetano Centrone. Ai gjeti një emërues të përbashkët që bashkon përvojën e shumicës mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, duke arritur në konkluzionin se historia mbizotëron në punën e tyre.
Në këtë edicion të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri” morën pjesë dhjetë artistë nga vende të ndryshme të botës: Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro.
Ekspozita “Onufri XXIII”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 Janar 2018.
Top Channel