Aksidenti, gjendja e Schumit, 4 vjet heshtje

29/12/2017 12:02

Data 29 dhjetor 2013 shokoi të gjithë botën sportive e sidomos atë të Formula 1 me lajmin e rëndë të aksidentit të pësuar nga legjenda e këtij spori Michael Schumacher në Meribel në Alpet franceze.

Pas informacioneve të para që siguronin për një aksident të lehtë, erdhi edhe e vërteta dramatike; 7 herë kampioni i Botës në Formula 1 kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe ishte në gjendje delikate vetëm pak ditë përpara 45 vjetorit të tij të lindjes.

Që nga ai moment lajmet për gjendjen e tij kanë qenë të pakta. Lajmi më i vertëtë ishte ai i rënies së Schumacher në gjendje kome farmakologjike për disa muajsh si dhe transferimi i tij nga spitali në banesën e tij në Zvicër. mës pas u hodhën shumë teori për situatën e tij që u përgënjeshtruan menjëherë.

Është një dramë që i përket familjes Schumacher, por që nuk lë indiferentë aspak të apasionuarit, kolegët dhe miqtë e Michael Schumacher të cilët duan të dinë se çfarë po ndodh me të. E megjithatë heshtja për gjendjen e kësaj legjende të Formula 1 vazhdon të jetë e madhe edhe sot e kësaj dite dhe misteri rreth 48 vjeçarit po rritet gjithnjë e më shumë. Është një situatë sikur kërkon të thotë se tashmë sporti po humebt një njeri dhe kampion unik.

Top Channel