NBA, fitojnë Golden State dhe Boston

28/12/2017 12:52

Mbrëmja e radhës në NBA nuk dhuroi surpriza për sa i përket Konferencës së perëndimit. Skuadra kampione në fuqi, Golden State fitoi një tjetër ndeshje, këtë radhë ndaj Utah me rezultatin 126-101 duke e çuar në 28 numrin e fitoreve sezonale.

Utah arriti që në një moment të sfidës të krijojë një avantazh prej 7 pikësh kundrejt Warriors, por kjo e fundit e ktheu shumë shpejt situatën në favorin e saj falë Kevin Durant, McCaë dhe Klay Thompson për ta mbyllur sfidën me një diferencë prej 25 pikësh

Në Konferencën e Lindjes, Bostoni e harroi humbjen ndaj Washingtoni natën e Krishtlindjes dhe fitoi me Charlotte 102-91. ishte një ndeshje që nuk pati shumë histori me Celtics që ishte superiore në parket falë edhe lojës së shkëlqyer të Irving dhe Horford që të dy së bashku shënuan 41 pikë. Charlotte në një moment arriti vetëm sa të shkurtojë diferencën me Bostonin deri në 3 pikë, por vetëm kaq, pasi basketbollistët e Bostonit i vunë sërish gjërat në vendin e duhur në këtë sfidë.

Në Ohio bien sirenat e alarmit. Cleveland pësoi një tjetër disfatë këtë radhë ndaj Sacramento Kings me rezultatin 95-109. LeBron James ishte në ditën e tij më të mirë por statistikat e tij të regjistruara në këtë ndeshje nuk i mjaftuan Cavaliers për të fituar. në krahun tjetër veterani Vince Carter e mbylli sfidën me 24 pikë duke dhënë një kontribut shumë të madh në këtë fitore të Sacramentos që gjithsesi mbetet në pozita delikate në Konferencën e tij.

Top Channel