“Magjia” e derbit të Milanos në foto
28/12/2017 08:53
U deshën 120 minuta lojë për të vendosur skuadrën që kualifikohet për më tej në Kupën e Italisë mes Milanit dhe Interit.
Nën reshjet e vazhdueshme të shiut, në San Siro nuk mjaftuan 90 minuta për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për më tej.
I riu Patrick Cutrone ishte ai që vendosi gjithçka, pasi shënoi në minutën e 104’ golin e vetëm të takimit dhe të kualifikimit për Milanin.
Top Channel