Inter, Spalletti: Kemi humbur besimin

28/12/2017 08:29

Luciano Spalletti deklaroi pas eleminimit të Interit në Kupën e Italisë se skuadra e tij ka humbur besimin kohët e fundit.

“Kemi humbur besimin. Duhet të bëjmë një kthesë nga ana psikologjike sepse fizikisht jemi mirë. Unë mendoj se skuadra ime mund të fitojë ndaj kujtdo, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë tona dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato gjithmonë”, tha trajneri i Interit pas humbjes 1-0 ndaj Milanit në çerekfinalen e Kupës.

Spalletti i shpjegoi kështu rezultatet e fundit negative të zikaltërve: “Sot dhe në ndeshjet para kësaj, skuadra ka luajtur jo me bindje në forcat e saj. Më parë kishte bindje të plotë për cilësitë që kemi”.

Top Channel