Në verën e këtij viti hyri në zyrat e Juves për të firmosur një kontratë “faraonike”, por doli prej saj me probleme të zemrës. Provoi të hynte edhe në shtëpinë e Interit, por edhe atje i nxorën të njëjtin problem.
Gjashtë muaj më vonë, Patrik Schick është shëruar plotësisht nga ai problem kardiak i konstatuar nga Juventusi. Ekzaminimet e kryera në “Villa Stuart” në Romë kanë konfirmuar shërimin e plotë të Schick. Një lajm i mirë ky për futbollistin çek dhe për Romën, që e bleu kartonin e tij nga Sampdoria këtë verë për shifrën e 29 milionë eurove.
Schick që u bë protagonist në përballjen e fundjavës së shkuar me atë rast të humbur në fundin e ndeshjes, që mund t’i jepte Romës një barazim të vlefshëm, mund të ketë një vend titulli nga trajneri Di Francesco edhe në përballjen me Sassulon.
Top Channel