Messi fitoi ‘El Clasico’ duke ecur

27/12/2017 14:47

Që është ndeshja më e rëndësishme e vitit nuk ka asnjë dyshim, por që ajo mund të fitohet edhe duke ecur, ha vërtetë shumë diskutime.

Bëhet fjalë për klasiken e futbollit botëror, Real-Barcelona dhe protagonisti është padyshim futbollisti më i mirë në planet, Leo Messi. Të dhënat statistikore janë nxjerrë nga e përditshmja spanjolle ‘El Periodico’: Messi ka ecur për 83% të kohës në “El Clasico”.

Messi në fundin e ndeshjes është cilësuar si futbolisti më i mirë, së bashku me portierin Ter Stegen dhe për këtë nuk pati dyshime. Por të dhënat e publikuara në median spanjolle kanë shtuar habinë për atë që bëri. Sigurisht që ai ka mashtruar edhe trajnerin Zidane, që mendonte se kishte gjetur zgjidhjen në pjesën e parë, duke i lënë në markim një kundër një, Mateo Kovaçiç.

Messi gjatë 90 minutave të lojës, 83.10% i ka kaluar duke ecur. Më pas 10.80% me trok, 4.85% me vrapim dhe vetëm 1.15% me sprint, për një distancë totale në të gjithë ndeshjen prej 8.03 km.

Top Channel