Grand Gala. Festat, në skenën e teatrit, artistë të suksesshëm

27/12/2017 15:09

Ideja e realizimit të Grand Galasë së Vitit të Ri nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ishte origjinale dhe ndryshe nga më parë.

Një shfaqe që ngjiti të martën në skenën e Pallatit të Kongreseve artistët më në zë të muzikës pop si Juliana Pasha, Kamela Islamaj, Renis Gjoka, Venera Lumani dhe Lindi Islami, të cilët interpretuan përkrah Vikena Kamenicës, Eva Golemit, Armaldo Kllogjerit, Armando Likajt, Ramona Tullumanit, Dorina Selimajt etj.

Zana Çela, kreu i TKOB, u shpreh: “Ishte një dëshirë e madhe për ta shpërndarë artin tonë dhe repertorin tonë mes artistëve të popit, të cilët gjetën motive këngësh në ariet e Puçinit e Moxartit”.

Ashtu si për fundvit, programi ishte një përzgjedhje e gëzueshme e opereatve më të famshme, këngë klasike, apo autorë si Strauss, Rossini apo Moxart. Koreografia e Enada Hoxhës dhe Gert Vasos solli një vals nga “Liqeni i Mjellmave” dhe “Arrëthyesin”.

“Gjithë nivelin tonë artistik të shprehur në të gjithë komponentët: orkestër, kor, balet, kostumografi, skenografi…”, thotë Çela.

Dirigjenti Ricardo Casero udhëhoqi muzikalisht të gjithë këtë projekt për të sjellë më afër publikun me operan.

“Kemi punuar që të vinim në këtë konsensus përzgjedhjeje repertori”, thekson Zana Çela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA