Pas largimit të Montella-s dhe ardhjes së Gattuso-n në stolin kuqezi, drejtuesit e Milanit prisnin ndryshimin, por deri tani nuk ka asgjë të re.
Të gjendur në një situatë të tillë, drejtuesit e Milanit po mendojnë për tjetër trajner.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se e Fassone dhe Mirabelli i kanë hedhur sytë nga ish-trajneri i Interit Roberto Mancini.
Aktualisht italiani është duke drejtuar Zenitin në Rusi, ku ndodhet në vendin e dytë në renditje me 8 pikë diferencë nga kryesuesit e Lokomotiv Mosca dhe drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur me këtë ecuri.
Pengesë për Mancinin është paga e tij prej 8 milionë eurosh, por edhe një tjetër alternativë, ajo e drejtimit të Kombëtares italiane.
Megjithatë, Fassone dhe Mirabelli kanë kohë deri në fund të sezonit për një tjetër ndryshim në stolin e Milanit që ndodhet në një situatë aspak të këndshme.
Top Channel