PSG e tepron, ‘GPS’ futbollistëve për festa

26/12/2017 14:16

Periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është problematike për shumë skuadra, pasi futbollistët mund të marrin peshë apo të humbasin formën e tyre fizike.

Por PSG nuk dëshiron të ketë surpriza të tilla për skuadrën dhe ka vendosur një sistem monitorimi shumë të rreptë. Sipas ‘Le Parisien’ klubi i ka dorëzuar të gjithë futbollistëve ‘GPS’, për të kontrolluar ushtrimet që ata do të kryejnë.

Të gjithë futbollistët kanë nga 3 ose 4 ditë pushimi, në varësi të largësisë ku ndodhen familjet e tyre. Më pas duhet t’i nënshtrohen ushtrimeve të personalizuara. Por një vëmendje shumë të madhe ndërkohë do të ketë edhe mënyra e të ushqyerit. PSG ka vendosur që futbollistët nuk mund të marrim më shumë se 1 kg nga pesha aktuale gjatë ditëve të pushimit.

Top Channel