NBA, Golden State i imponohet Cleveland

26/12/2017 13:26

Mbrëmja e Krishtlindjes në NBA dhuroi supersfidën mes Golden State dhe Cleveland Cavaliera, dy skuadrat që në 3 vitet e fundit kanë diskutuar edhe finalen e madhe të kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë.

Në Oracle Arena të Oaklandit në Kaliforni, Warriors iu falën Klay Thompson për të mposhtur LeBron James e të tjerët me rezultatin 99-92. Celvelenad e kishte bërë më parë një punë madhështore teksa arriti të vendosë ekuilibrin në rezultat gjatë kësaj sfide ku protagonist u bë Lbron James, ndërkohë që shkëlqimin më të madh për të e pati Kevin Love.

Por në fund ishte Golden state që mori më të mirën në parket falë duke shënuar 7 pikë radhazi për të mbyllur përfundimisht të gjitha llogaritë e sfidës.

Bostoni bie në Capital One Arena pasi u mposht nga Washington me rezultatin 103-111. Skuadra e Wizards ishte superiore ndaj kryesuesve të Konferencës së Lindjes pothuajse gjatë gjithë kohës. Vetëm në periodën e dytë Washingtoni uli ritmin e lojës gjë të cilën u përpoq ta shfrytëzonte Celtics, por pa ia arritur qëllimit Bradley Beal me 25 pikë dhe John Ëall me 21 pikë e 14 assist ishin më të mirët për Wizards që e meritoi këtë fitore
Oklahoma City nuk përmbahet më.

Skuadra e Thundër arriti të mposhtë Houston 112-107 për të regjistruar fitoren e pestë radhazi. Për skuadrën teksane ishte pothuajse e pamundur markimi i yllit të Oklahomës, Russell Westbrook, i cili e mbylli këtë sfidë me 31 pikë të shënuara.

Houston ka meritën që arriti ta mbajë në ekuilibër këtë ndeshje deri në fundin e periodës së tretë, por më pas Westbrook i shoqëruar edhe nga Paul George bënë të mundur që Oklahoma të vendoste përfundimisht diktatin e saj në këtë ndeshje të cilën edhe e fitoi.

Top Channel