Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi 22/12 00:54
Fituesja në fuqi, Lazio është skuadra e parë që ka siguruar Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Në çerekfinale, bardhekaltrit mposhtën Fiorentinën me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga kapiteni Luliç, që në minutën e 6′. Titullar në këtë takim ishte edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që për më tepër u bë edhe hero në disa momente, veçanërisht në rastin e pritur ndaj Chiesas.
Kupa e italisë do të vijojë nesër me derbin e Milanos, që do të startojë në orën 20:45. Fituesja në derbi, do të ndeshet në gjysmëfinale pikërisht me lacialët e Inzaghit.
Top Channel