Kryediplomati gjerman: Brexit, model për Ukrainën dhe Turqinë

26/12/2017 18:28

Një ujdi e suksesshme dhe e “zgjuar”, siç e quajti ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, mund të shërbejë si model për vendet e tjera për të përforcuar bashkëpunimin me Bashkimin Europian.

Kryediplomati gjerman foli për median vendase dhe i pyetur për të ardhmen e Turqisë dhe Ukrainës ofroi modelin që do të dalë nga bisedimet e shkëputjes së Londrës nga Brukseli si formë bashkëpunimi më të ngushtë.

Gabriel u shpreh pesimist për mundësitë që si Ukraina, ashtu edhe Turqia t’i bashkohen në një të ardhme të afërt Bashkimit Europian, por optimist sa i përket forcimit të bashkëpunimit si ekonomik, ashtu edhe politik me të dyja vendet.

“Nëse arrijmë një marrëveshje të zgjuar me Britaninë e Madhe, që do të përkufizojë marrëdhëniet me Europën pas Brexit, atëherë kjo ujdi mund të shërbejë si model për vendet e tjera, përfshirë një përqasje ndryshe dhe më të afërt sa i përket kontrollit kufitar”, tha Gabriel.

Britania e Madhe pritet të shkëputet nga Bashkimit Europian në mars të 2019. Bisedimet janë ende në progres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA