Cristiano dhe Messi ishin në garë gjatë “Klasikes” për t’u bërë golashënuesi më i mirë i vitit kalendarik, por asnjëri prej tyre nuk ia arriti këtij qëllimi.
Portugezi dhe argjentinasi kishin nga 53 gola secili dhe pas ndeshjes Real-Barça, Messi shkoi në 54, ndërsa Cristiano mbeti në vend. Por, disa orë pas këtij takimi, Kane shënoi 3 gola ndaj Burnley dhe u fut në luftë të plotë për titullin e kryegolashënuesit të vitit kalendarik, me 53 gola.
Ndërsa sot, qendërsulmuesi i Tottenham përfitoi nga “Boxing Day” për të shënuar një tregolësh tjetër në ndeshjen ndaj Southampton.
Kështu, me 56 gola, Harry Kane është futbollisti që ka shënuar më shumë në Europë në vitin 2017. Anglezi i ka dhënë fund “diktaturës” së Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët kishin që nga viti 2010 që shënonin më shumë gola në një vit kalendarik.
Top Channel