Manchester United “ngrin” rinovimin e Mourinhos

25/12/2017 15:56

Rezultatet e fundit të Manchester United në kampionat, që kanë sjellë edhe rritjen e diferencës në 13 pikë me kryesuesit e Manchester City, kanë ngritur jo pak dyshime te drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Sipas të përditshmes “Daily Mirror”, të gjitha dyshimet janë për punën e deritanishme të Jose Mourinhos duke marrë vendimin të mbajnë pezull bisedimet me të për rinovimin e kontratës.

Gjithnjë sipas “Daily Mirror”, investimet e mëdha që kreu klubi anglez nuk sollwn rezultatet që priteshin për Manchester United që, pas humbjes në derbin me City, barazoi edhe me Leicesterin. Për më tepër, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë rezervat e tyre edhe përsa i përket stilit të lojës që aplikon Mourinho, duke e krahasuar me atë të Guardiolës që është shumë më argëtues se ai i portugezit.

Jose Mourinho ka një kontratë me Manchester United deri në vitin 2019 dhe tani pikëpyetjet mbi të janë vërtet të mëdha.

Top Channel