Godet policin, arrestohet 27-vjeçari në Pogradec

25/12/2017 10:55

Një 27-vjeçar nga fshati Dardhas i Pogradecit është arrestuar pasi ka goditur një efektiv policie në detyrë.

Mësohet se 27-vjeçari Saimir Hamolli, më datë 24 dhjetor 2017, në lagjen nr 3 në Pogradec, për shkak të detyrës ka goditur një punonjës të Policisë Rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel