Harry Kane hyn në histori, barazon rekordin e Alain Shearer

24/12/2017 18:09

Bomberi anglez Alain Shearer kishte arritur të shënonte plot 36 gola në një vit kalendarik, duke mbyllur 1995-ën si askush tjetër më parë. Por rekordi i sulmuesit aq të dashur për tifozët ishullorë, është barazuar këtë fundjavë nga Harry Kane, futbollisti i Totenhemit që ka arritur të shkruajë emrin e tij në historinë e Premier Leagues.

Me tripletën e realizuar kundër Burnley, një skuadër surprizë këtë sezon, që qëndron në vendet e larta në renditje, pavarësisht emrit modest, Harry Kane arriti në 36 gola në një vit solar, duke vendosur emrin mes legjendave.

Por para se 2017 të ulë siparin, futbollisti i Totenhemit që vlerësohet të paktën 100 milionë euro në merkato, ka ende një shans për t’u shkëputur nga Alen Shirër.

Totenhemi ka ende një impenjim të fundit në Dhjetor, në stadiumin ‘Uembley’, kundër Southampton, e nëse do të shënojë, Kane do të arrijë të kalojë ish futbollistin e njohur të Newcastle dhe kombëtares angleze.

Më e vështirë është për Harry Kane që të tentojë vendin e parë me gola në total në Premier League, që mbahet po nga Alan Shearer me 260 realizime. Kane është aktualisht 24 vjeç dhe ka ende shumë kohë ta provojë, me golat e tij që ndalen në 93 momentalisht.

Top Channel