Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se qeveria ka bërë një akt tjetër antikushtetues për pronarët, duke iu referuar një vendimi të kësaj jave të Këshillit të Ministrave.

“Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe frymën e saj, Qeveria vendosi këtë javë që pronarëve, të cilët nuk përfitojnë kthimin fizik të pronës së rrëmbyer padrejtësisht gjatë regjimit komunist, t’u kompensojë financiarisht deri në 20% të vlerës totale të pronës dhe, në çdo rast, jo më shumë se 10 milionë lekë.

Por dhunimi i pronarëve mga qeveria Rama nuk merr fund këtu. Vendimi parashikon që ky kompensim financiar, jo më shumë se 10 milionë lekë, do të shpërndahet në 10 vite me një këst prej maksimumi 1 milion lekësh në vit.

Kompensimi i jo më shume se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milionë lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria Rama e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsueshme për pronën.

Ky është një vendim tërësisht në dëm të interesave të ligjshme të pronarëve, të cilët do marrin një shpërblim qesharak financiar, ndërsa pjesën kryesore të kompensimit do ta marrin me troje, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë të pashfrytëzueshme, larg zonave të banuara dhe pa asnjë interes zhvillimi”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se vendimi i të mërkurës “zbulon propogandën dhe mashtrimin e pronarëve nga Edi Rama! Pika kryesore e ligjit të tij të pronave ishte shpërndarja çdo vit e 50 mln USD. Në 10 vjet shuma do të ishte 500 milionë USD, me të cilën qeveria pretendonte të mbyllte përfundimisht problemin e pronave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA