Shefi italian i kuzhinës i vlerësuar me yje mishelin, Massimo Bottura ka në plan të hapë dy restorante të reja në Paris dhe Napoli vitin e ardhshëm por klientët e pasur nuk janë të mirëpritur.

Ushqimi do të jetë falas, do të përbëhet nga mbetjet e supermarketeve e do t’i ofrohet vetëm të varfërve. Në restorantin prestigjoz të Botturas në Modena të Italisë, një drekë apo darkë kushton rreth 250 euro për person.

Por në Milano restoranti i tij Refettorio Ambrosiano ushqen të varfërit, shumë prej të cilëve të pastrehë, dhe tani ai po mendon të zgjerojë ekperimentin e tij bamirës. I pozicionuar në një teatër të vjetër në periferi të qytetit Refettorio përgatit ushqime nga produktet e mbetura në dyqane, mbi bazën e recetave të krijuara nga Bottura e kuzhinierë të tjerë të famshëm.

“Gjithmonë kam menduar se thërrimet e bukës, domatet e pjekura shumë apo bananet e kafta janë thjesht një mundësi për ne..Me to mund të tregojmë se ç’mund të bësh me kreativitetin tënd”, thotë Massimo.

Bottura e nisi projektin në 2015 duke shfrytëzuar mbetjet e ushqimeve në panairin ndërkombëtar të Milanos. Me ndihmën e fondacionit të kishës Caritas Ambrosiana, inciativa u kthye në një projekt të përhershëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA