Përfundon aventura e Berrizos te Sevilla, deçizive humbja ndaj Sociedadit

23/12/2017 04:21

Klubi spanjoll i Sevillas njoftoi të premten shkarkimin nga detyra të trajnerit të saj, argjentinasin Eduardo Berrizo.

Humbja 3-1 me Real Sociedadin të mërkurën rezultoi fatale për argjentinasin pasi drejtuesit e klubit andaluzian si pasojë e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

Humbja e thellë 5-0 me Realin e Madridit, barazimi në shtëpi ndaj Levantes dhe disfata me Real Sociedadin i vunë kapak të ardhmes së Berrizos në stolin e Sevillas, pasi skuadra rrezikon kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Sevillas kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e trajnerit argjentinas dhe gjasat janë që drejtimin e skuadrës ta marrë Javi Garcia.

Më herët, Berrizo u diagnostikua me kancer dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni,

Top Channel