E pyetur gjatë emisionit “Shiko Kush LUAN”, se cili është personazhi që ajo do të dëshironte të ishte sërish pjesë e Top Channel, Lori Hoxha ka vetëm një emër.
“Çdo largim i personazheve nga Top-i ka bërë bujë mediatike, na thuaj një emër që Top-i do të dëshironte sërish ta kishte”, ka qenë pyetja për Lorin, pyetje të cilën e lexoi motra e saj më e vogël, Sara.
“Nuk di të ta them, sepse Top-i nuk jam vetëm unë. Kam përshtypjen se çdo njeri që është larguar, është larguar sepse ka kërkuar vendin që meriton dhe e ka vendin që meriton sot. Top-i bëhet nga ata njerëz që ka, jo nga ata që kanë ikur”, u shpreh Lori, por pa lënë në përgjigjen e saj personin që i mungon realisht Top Channel, të babait të saj dhe themeluesit të televizionit kombëtar, Dritan Hoxha. “Një njeri që i mungon Top-it është Dritan Hoxha, e askush tjetër”, theksoi ajo.
Top Channel