Julia Roberts me look të ri
23/12/2017 13:39
E cilësuar si një ndër femrat më të bukura në botë, aktorja Julia Roberts, ka vendosur të sjellë ndryshime në jëtën e saj.
Ndryshimet lidhen me pamjen e saj fizike, që duket se aktoren e kanë “lodhur” dhe kështu ka vendosur të shfaqet tërësisht ndryshe.
Nga bjonde me flokë të gjatë, në flokë kuqë dhe të shkurtra.
Yllit i “Pretty woman” është fotografuar në New York me look-un e saj të ri, dhe ajo çfarë mund të themi është se edhe kështu duket mjaft seksi.
Kohët e fundit aktorja më e bukur në botë po merret me xhirimin e filmit të ri “Ben is Back”. Nuk dihet ende nëse ky ndryshim i look-ut të aktores ka ardhur si pasojë e personazhit që po interpreton, apo ka qënë zgjedhje e saj personale.
Top Channel