Isli Islami dhe Marin Mema duan vendet e Gent Hazizit dhe Edi Manushit
23/12/2017 22:05
Teksa ka qenë radha e lojës me përgjigje të shpejta, dy ekipet kanë zgjedhur Marin Memën dhe Isli Islamin, të pyetur nga Gent Hazizi se nëse nuk do të kishin emisionet e tyre në Top Channel, cilin emision do të bënin pjesë, përgjigja e tyre e ka habitur edhe vetë Gentin.
Të dy djemtë, kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e “Shiko kush LUAN” në vendet e të dy kapitenëve, respektivisht Gent Hazizit dhe Edi Manushit.
“Nuk e ke mirë”, ia ktheu Genti, Islit, i cili i tha se do të donte të ishte në vend të tij, ndërsa për Marinin që tha se do të donte të ishte në vend të Edi Manushit, i tha me shaka “Mirë bën”.
Top Channel