James Rozdriguez bën bilancin e tij për pjesën e parë të sezonit me Bajernin e Mynihut. në një intervistë për median gjermane, futbollisti kolumbian deklaroi se ndihet mirë te klubi bavarez dhe se shpreson që aventura e tij te kampionët e Gjermanisë të mos përfundojë në vitin 2019.
“Bayerni i Mynihut është një klub fantastik”, tha James Rodriguez. “Për këtë arsye e imagjinoj veten që të luaj edhe për shumë vite të tjerë. Është në të njëjtin nivel me Realin e Madridit. është një skuadër e nivelit të lartë. Bayerni i Mynihut gjithnjë lufton për të fituar tituj dhe është mësuar me sukseset”.
Rodriguez foli edhe për përshtatjen e tij me qytetin e Mynihut.
“Më pëlqen shumë Mynihu. bën pak ftohtë, por unë jam përshtatur mirë. Këtu po jetoj një jetë të re,Po Mynihu është një qytet fantastik”, theksoi James Rodriguez në intervistën e tij.
Top Channel