Poloni, përkthyesi “harron” emrin e Theresa May, e thërret “Madame Brexit”

22/12/2017 14:12

Kryeministrja britanike Theresa May u pa të buzëqeshte në një konferencë për shtyp me homologun e saj polak, të enjten, pasi një përkthyes, aksidentalisht e quajti atë “Madame Brexit”.

May ndodhej në Varshavë për bisedime me kryeministrin Mateusz Morawiecki, me diskutimet që në mënyrë të paevitueshme janë fokusuar te dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Ndërsa kryeministri polak fliste, përkthyesi bënte punën e tij.

“Është shumë i rëndësishëm për ne ky bashkëpunim, edhe pse do të bazohet së shpejti në rregulla dhe rregullore të ndryshme nga ato të deritanishme, për shkak të Brexit-it, sepse – siç tha, – Madame Brexit, Brexit është Brexit”, tha ai.

Pas kësaj May buzëqeshi, ndërsa kryeministri Morawiecki vijoi të fliste, e momenti u transmetua nga shumë televizione. Dy udhëheqësit nënshkruan më pas një marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen dhe sigurinë dhe folën për fazën e ardhshme të negociatave për “Brexit”-in, që do të hapen vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA